Tërmet i fuqishëm godet Greqinë

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Greqinë jugore ditën e sotme. Lëkundjet e tërmetit me madhësi 5.2 dhe thellësi 90 kilometra u ndje deri në Athinë.

Instituti Gjeodinamik i Athinës tha se tërmeti nënujor pati një epiqendër 53 kilometra në juglindje të ishullit Hydra dhe në lindje të Peloponezit, dhe ndodhi në orën 10.27 të mëngjesit me kohën lokale.