Tërmet i fuqishëm në Qipro, banorët dalin në rrugë të alarmuar

Një tërmet i një magnitude 5.4 të shkallës rihter ka goditur Qipron këtë të enjte.

Epiqendra ka qenë në qytetin Larnaka, me një thellësi prej 60 km, ndërkohë që është ndjerë në orën 16:27 me orën lokale.

Janë shënuar edhe disa pasgoditje me magnitudë afërsisht të njëjtë, ndërkohë që të prekur kanë qenë shumë qytete.

Banorët mësohet se kanë dalë të alarmuar nga banesat e tyre.

Deri më tani nuk ka informacion për dëme në njerëz apo materiale.