Tërmet me magnitudë 4.8 trondit sërish Shqipërinë

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mëngjesin e të premtes në Shqipëri, rreth orës 6:25.

Tërmeti i magnitudës 4,8, është ndjerë në të gjithë vendin, sidomos në jug.

Thellësia e tërmetit raportohet të jetë 10 km.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Boboshticë, nuk raportohet të ketë dëme në njerëz apo materiale.