Tërmeti 5.2 ballë në Greqi, kamerat regjistrojnë momentin e lëkundjeve brenda një kishe (Video)

Një tërmet 5.2 ballë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Greqi. Epiqendra e lëkundjeve ishte 22 kilometra në jugperëndim të malit Athos.

Ndërsa momenti i lëkundjes së fortë është regjistruar edhe nga kamerat brenda një kishe në Karyes.

Mediat greke raportuan se lëkundjet ishin të forta por zgjatën shumë pak, ata u regjistruan pikërisht pas tërmetit me madhësi 4.2 ballë në 22:39 të mbrëmjes së kaluar, duke u përqendruar në të njëjtën zonë.

Ndërsa pas tij pasuan tërmete të tjera me magnitude më të ulët 3.9 në 2:09 të mëngjesit, me të njëjtën epiqendër, fatmirësisht pa shkaktuar dëme material.