Thaçi: Adem Demaçi shte bërë personifikim i përpjekjes për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin me Shqipërinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar sot veprimtarin e ndjerë Adem Demaçi.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se Adem Demaçi ishte një prej figurave më të ndritura të kombit shqiptar, dhe ishte bërë personifikim i përpjekjes për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin me Shqipërinë, transmeton Fokusi.info.

Postimi i plotë i Thaçit:

Para 29 vjetësh ishte liruar nga burgu Adem Demaçi, një prej figurave më të ndritura të kombit shqiptar. Si shkrimtar i ri dhe i talentuar, ai kishte sakrifikuar çdo të mirë jetësore dhe ishte bërë personifikim i përpjekjes për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin me Shqipërinë. Edhe pas 28 vjetëve, aq sa kishte qëndruar i prangosur, ai asnjëherë nuk e ndali zërin e tij kundër politikës sunduese dhe administrimit serb në Kosovë. Adem Demaçi ishte dhe do të mbetet ndërgjegjja jonë kombëtare! HTH