Thaçi: Grupi i Kurtit – Arben Vitia, Albulena Haxhiu dhe të tjerët të dalin para drejtësisë

Presidenti Hashim Thaçi thotë se grupi i Kurtit duhet të përballet me drejtësi.

“Kurti dhe grupi i tij duhet të përballen me aktivitete joligjore, kanë ndodhur keqpërdorime dhjetëra miliona euro nga Ministria e Vitisë, bërja publike nga punëtorja e ministrisë së Albulena Haxhiut, edhe kërcënimin me jetë me atentant për zotin Pacolli dhe fluturaken e tij, të gjitha këto janë një strukturë e organizuar kundërligjshëm dhe në mënyrë kriminale.  Ju duhet të jeni të lumtur që po flas e nuk po heshti, unë do të isha i papërgjegjshëm nëse do heshtja, kam obligim t’i ruaj institucionet demokratike”, tha ai përcjell Periskopi.

Thaçi: Askund në botë Kryeministri nuk organizon protesta kundër institucioneve në të cilat është vet brenda

Kështu tha Presidenti Thaçi në Debat Plus:

“Tash po shikon institucionet me i përdorë për revolucionin e vet ideologjik, ku ndodh në botë që gjatë pandemisë me organize proteste, si ajo nesër. Me organize vet kryeministri protest, kundër institucioneve që është vet brenda, sa është shqetësuese është edhe fëmijërore dhe sjellje e papërgjegjshme institucionale që nuk ka të bëj fare me besimin në shtet, me besimin. Për cka duhet të bëj këso spektakle”, ka thënë ai.