Thaçi mirëpret emërimin e Richard Grenell, i dërguar i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar në profilin e tij në facebook se e mirëpret emërimin e Ambasadorit Richard Grenell si i dërguar i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

“ky emërim është një tjetër dëshmi që Presidenti Trump, administrata amerikane, tërë shteti amerikan, qëndrojnë pranë nesh në çdo hap të rëndësishëm”, shkruan Thaçi.

Postimi i plotë:

E mirëpres emërimin e Ambasadorit Richard Grenell si i dërguar i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Ky emërim është një tjetër dëshmi që Presidenti Trump, administrata amerikane, tërë shteti amerikan, qëndrojnë pranë nesh në çdo hap të rëndësishëm.

Tash jemi edhe më konfident në procesin e dialogut dhe në mundësinë që të arrijmë njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, dhe kështu ta përmbyllim konsolidimin ndërkombëtar të shtetit tonë.

Ky është lajm i mirë edhe për rajonin si dhe të gjithë ata që angazhohen për paqe të qëndrueshme, për zhvillim, për jetë më të mirë për të gjitha shtetet në Europën Juglindore.

E kemi thënë gjithmonë dhe besojmë gjithmonë se jemi me fat që kemi përkrah Shtetet e Bashkuara të Amerikës. HTH