Thaçi reagon pas kërcënimit të Sfeçlës ndaj Pacollit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ngaj kërcënimit të ushtruesit të detyrës së ministrit të punëve të brendshme, Xhelal Sfeçla, i cili tha mbrëmë se do të arrestohet deputeti Behxhet Pacolli nëse ia mësyn kuvendit, shkruan Fokusi.info.

Thaçi thotë se Kuvendi i Kosovës duhet ta adresojë këtë kërcënim dhe t’i marrë masat e nevojshme që të mbrohet demokracia në Republikën e Kosovës.

Statusi i plotë:

Kërcënimi që një ushtrues detyre i ministrit të një Qeverie në dorëheqje ia bën ish-presidentit Behgjet Pacolli, lider partiak dhe aktualisht i zgjedhur i popullit në Kuvendin e Kosovës, se do të arrestohet nëse shkon në Kuvend për ta ushtruar mandatin e tij, është i papranueshëm dhe tejet i rrezikshëm për demokracinë tonë të re. Kërcënimet që vijnë nga grupi i Kurtit dhe të tjerëve duhet të ndalën urgjentisht. Kuvendi i Kosovës duhet ta adresojë këtë kërcenim dhe t’i marrë masat e nevojshme që të mbrohet demokracia në Republikën e Kosovës.