Thaçi tregon kur lëshohet për qarkullim autostrada Prishtinë-Shkup

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka postuar në Facebook segmentet e ndërtuara të autostradës “Arben Xhaferi”, duke treguar se edhe pak ditë na ndajnë nga përurimi i saj.

Postimi plotë i tij në Facebook:

Edhe pak ditë na ndajnë nga përurimi i autostradës “Arben Xhaferi”. Një kryevepër tjetër për qytetarët tanë, e filluar në vitin 2014, me urën më të gjatë në rajon dhe me bukurinë e rrallë të bjeshkëve të Sharrit. Kjo është Kosova e re evropiane! HTH