The Sun: Tyson Fury ka pranuar ofertën e Mike Tyson për duelin e “ëndrrave”

Ditë më parë përflitej për një rikthim të ëndrrave në ring nga legjenda e boksit, Mike Tyson.

53 vjeçari kishte paralajmëruar edhe me një foto të postuar, ku reklamoi fizikun e tij fenomenal, se është i gatshëm për t’u rikthyer në sportin ku dha dhe mori gjithçka, përcjell GazetaBlic.

Siç shkruan tabloidi “The Sun”, Tyson Fury ka pranuar ofertën e Mike për t’u ndeshur në ring.

“Po, kam pranuar një telefonatë për t’u ndeshur me Mik Tyson, dhe unë pyeta se çfarë? M’u bë edhe një herë kjo pyetje. A jeni i gatshëm të “luftoni” me Mike Tyson? U hutova, po.

Kush jam unë që të them ndonjë gjë, kur dikush është i aftë të ndeshet? Nuk do t’ia rrënoj ëndrrën e askujt”, tha mes tjerash britaniku.