Theret me thikë një person në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës (PK) ka bërë të ditur se një person është therur me thikë në Mitrovicë të Veriut.

Sipas raportit 24-orësh të PK-së, rasti ka ndodhur të dielën pas një zënke verbale, ndërkaq i dyshuari ndodhet ende në arrati.

“Viktima për tretman mjekësor është dërguar në spitalin rajonal Mitrovicë Veri. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç ‘rast kanë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një granatë dore”, thuhet në raport.

Bëhet e ditur se përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet.