Tirana kuq e zi për 28 nëntor

Kryeqyteti shqiptar është stolisur kuq e zi për festën e 28 nëntorit.

Sheshet dhe rrugët kryesore të Tiranës janë mbushur me flamujt kuq e zi, në vigjilje të Festes së Pavarësisë.

Shqipëria, nesër më 28 nëntor feston 110-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.