Tiranë/ Tentoi të hidhet nga pallati, policia e neutralizon dhe e dërgon në spital

Një shtetas rreth 60 vjeç, dyshohet se ka tentuar të vetëhidhet nga lartësia, rreth orës 18:25, tek uzina autotraktoreve. Policia njofton se shtetasi u u neutralizua dhe me pas u dërgua në spital për kontroll mjekësor.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.09.2020, rreth orës 18:25, tek uzina autotraktoreve, shtetasi J.B., rreth 60 vjeç, dyshohet se ka tentuar të vetëhidhet nga lartësia, i cili u neutralizua nga shërbimet e Policisë dhe me pas u dërgua në spital për kontroll mjekësor.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.