Tornado e zjarrit – fenomeni i rrallë dhe i rrezikshëm (video)

Dukuri e rrallë por dhe e rrezikshme natyrore, Tornadoja e zjarrit, ashtu siç e thotë dhe emri i saj, është një flakë në formë të vorbullës, që lajmërohet nga bashkëdyzimi i erës së fortë dhe nxehtësisë intensive.

Këto vorbulla shumë shpejt mund të shndërrohen në tornadot klasike që brenda vetes thithin zjarrin dhe gazrat djegëse.

Tornadoja e zjarrit, e njohur dhe si Djalli i zjarrit, shumë rrallë shihet nga njerëzit – sepse ajo lajmërohet në vendet e goditura nga katastrofat natyrore, siç janë zjarret.

Zjarrfikësit janë ata që mund të kenë parë më së shumti tornado të tilla – ndërsa shkencëtarët ende merren me studimin e këtij fenomeni natyror.

Tornadoja e zjarrit përbëhet nga bërthama e zjarrtë dhe mbështjellësi i padukshëm, që është ajri rrotullues, i cili e ushqen bërthamën me oksigjen të freskët.

Bërthama e një tornadoje klasike të zjarrit mund të jetë e gjerë 1 deri në 3 metra, ndërsa lartësia e tornados zakonisht sillet prej 50 deri në 100 metra, nganjëherë edhe deri në 300 metra.