Tre policët nga Kosova ndodhen në Kralevë, gjykata sot vendos për ta

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, ka thënë se tre policët e rrëmbyer nga Serbia ndodhen në Kralevë, ku momentalisht po zhvillohet seanca ndaj tyre para Prokurorit të Lartë Publik në Kralevë.

Ai në Twitter shkroi se sot deri në orën 12:30 duhet të vendoset për ta meqë iu skadon 48 orëshi i ndalimit policor.

“Pas kësaj, prokurori i lartë publik në Kralevë do të vendosë nëse do të propozojë paraburgim dhe më pas gjyqtari do të vendosë nëse do të caktojë paraburgim prej 30 ditësh. E gjithë kjo duhet të vendoset deri në orën 12:30, kur skadon 48-orët e ndalimit policor”, ka shkruar Stojkoviq.