Tre viktima dhe 28 të plagosur nga aksidenti hekurudhor në Indonezi

Të paktën tre persona humbën jetën dhe 28 të tjerë u plagosën kur dy trena u përplasën mëngjesin e së premtes në Indonezi në ishullin e madh Java.

Aksidenti ndodhi në orën 06:30 pranë qytetit Kikalenga në provincën Java Lindore, tha një zëdhënës i policisë. Mësohet se në një tren kishte 287 pasagjerë, ndërsa në tjetrin 191 persona.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve, pasagjerët e lënduar janë transportuar në spitale.