Treni nga Cyrihu në Aeroport ngujohet në tunel, evakuohen pasagjerët

Një tren papritmas është ngujuar në tunel.

Gazeta zvicerane 20 minuta ka raportuar se një tren i cili kishte destinacion Cyrih- Aeroport është ngujuar papritmas në tunel.

Udhëtarët janë evakuuar ndërsa është dashur më pas të prisnin më shumë se një orë në një tunel tjetër deri në zëvendësimin e trenit.

SBB ka konfirmuar incidentin duke thënë se treni u ngujua për shkak të mosfunksionimit të tij.

Në vend të orës 11,45, pasagjerët mbërritën në orën 13:35 nga Cyrihu në Oerlikon. SBB kërkoi falje për pasagjerët.

Tuneli i vreshtave nuk është ende i kalueshëm: “ICN vazhdon të bllokojë rrugën dhe tani duhet të tërhiqet,” tha zëdhënësi. Të gjithë trenat e tjerë në këtë rrugë u devijuan përmes Wipkingen.