Treni Prishtinë-Pejë godet për vdekje një person, policia jep detaje

Sot është goditur për vdekje nga treni një person në Pejë.

Siç ka mësuar IndeksOnline, dyshohet se viktima ishte i shtrirë në hekurudhë.

Lajmin për këtë aksident e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Pejës.

Zëdhënsi i Policisë, Driton Rugova, për IndeksOnline ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:35.

“Sot rreth orës 18:35, Policia është informuar se në hyrje të qytetit, një person është goditur nga treni i udhëtarëve, ne vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë”, ka konfirmuar Rugova.