Tronditet Turqia, tjetër tërmet i fortë

Turqia është tronditur sërish nga lëkundje të forta sizmike. Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar disa momente më parë në Turqinë Lindore, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

Tërmeti kishte një thellësi prej shtatë kilometra. Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar./Fokusi.info/