Trotineti elektrik përplaset për veture në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të një trotineti elektrik dhe një veture në Prishtinë.

Si pasojë e përplasjes xhami i veturës është thyer, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky rast.

Klan Kosova ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të mësuar më shumë rreth këtij aksidenti, mirëpo deri më tani nuk ka marrë përgjigje.