Turqia goditet nga katër tërmete brenda një ore

Katër tërmete me fuqi të ndryshme shkatërruese kanë goditur sot Turqinë brenda një periudhe të shkurtër kohore.

I pari kishte fuqi prej 1.5 magnitudë, njëherit më i dobëti, që ndodhi rreth orës 16:00 në lindje të Turqisë, më pas pësoi tjetri gjashtë minuta më vonë, duke dridhur tokën në pjesën qendrore të Turqisë.

Tërmeti prej 3.2 magnitudë goditi pjesën perëndimore të Turqisë, i pasuar nga tërmeti i katër prej 2.5 magnitudë që preku pjesën lindore.

Ndryshe, Turqia u godit nga dy tërmete paksa më të fuqishme përgjatë vijës kufitare Turqi-Iran.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo ndonjë person të lënduar.