U dogj i gjallë brenda “shtëpisë së barit”? / Vdekja e shqiptarit në Angli mbetet MISTER

Angli- Vdekja e Ermal Qoses, shqiptarit që ndërroi jetë në Angli është kthyer në një çështje tepër të komentuar. U raportua se shqiptari mbeti i bllokuar nga zjarri në një fermë kanabisi, brenda në një garazhi të mbyllur.

Kryeinspektori i Policisë Metropolitane Mark Rogers tha se “Ermal humbi jetën tragjikisht duke qenë i bllokuar brenda garazhit të mbyllur që përdorej për kultivimin e kanabisit kur shpërtheu zjarri.

Cili ishte shkaku i vdekjes së Ermal Qose?

Autoritetet e kanë regjistruar çështjen si vrasje nga pakujdesia dhe megjithëse oficerët ende nuk kanë marrë informacion për të zbuluar se si u bllokua shqiptari brenda magazinës. Rasti është misterioz dhe autoritetet po japin maksimumin për të gjetur shkakun e vërtetë të vdekjes së shqiptarit./Burimi: Uptobrain.com