U ekzekutua me 3 plumba në mes të ditës në Bari, kush është 28-vjeçari shqiptar

Shqiptari i ekzekutuar këtë të enjte në mes të ditës në Bari është identifikuar si Santino Xhyra 28-vjeç. Ai mbeti i vdekur pasi u godit me tre plumba.

Sipas informacionit fillestar, krimi ndodhi pak para orës 16:00, ndërsa është e paqartë nëse prita ishte poshtë shtëpisë.  Viktima nuk njihej në qarqet kriminale edhe pse kishte disa precedentë të vegjël.

Disa vjet më parë, më 29 gusht 2014, në të njëjtën zonë, një shtetas tjetër shqiptar Florian Mesuti u vra, pasi ndërhyri për të shuar një mosmarrëveshje midis një të mituri nga Bari dhe një bashkatdhetari.

Faqxweb.al