U fut për t’u larë në Spille, vdes 72-vjeçari

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në plazhin e Spillesë. Një burrë i moshuar ka humbur jetën.

Ai ishte pushues prej disa ditësh në këtë plazh. I moshuari i moshës 72 vjeçare banonte në Elbasan.

Siç raporton policia, M.K., rreth 72 vjeç është futur në det.

Burri dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak e për pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.08.2019,rreth orës 11:00, në Spille, shtetasi M.K., rreth 72 vjeç, banues në Elbasan, është futur në det dhe dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.