U hodh nga ndërtesa, vdes një femër në Prishtinë

Një femër ka ndërruar jetë në orët e mbrëmjes të së shtunës, pasi ajo është hedhur nga një ndërtesë në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Rastin tragjik e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth 20:30, kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Ilaz Kodra; në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse, janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin, ka thënë Ahmeti.