“U mbyt në liqenin e Farkës”, familjarët dyshime për të afërmin 45-vjeçar

Një 45-vjeçar dyshohet se është mbytur në liqenin e Farkës. Policia njofton se janë familjarët ata që kanë ngritur dyshimet mbi të afërmin e tyre shtetasin B.H, ndërsa është bërë njoftimi i polumbarëve për kërkimin e trupit.

“Në Liqenin e Farkës, nga deklarimet e para të marra nga familjarët dyshohet se është mbytur në liqen shtetasi B. H., rreth 45 vjeç.  Është bërë njoftimi i polumbarëve për kërkimin e trupit të 45-vjeçarit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./Opinion.al