U nda nga jeta veterani Ismet Shabani

Ndahet nga jeta veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Shabani, nga fshati Pogragjë i Gjilanit shkruan Fokusi.info.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë dega e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së në Gjilan.

Siç njofton dega e OVL UÇK-së, varrimi i të ndjerit bëhet sot, në ora 14 në varrezat e qytetit të Gjilanit./Fokusi.info/