U shpërthen bidoni i benzinës në lokal, tre të plagosur në Gramsh

Shpërthimi i një bidoni me benzinë teksa po ndiznin një sobë drush ka lënë pas tre të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Gramshit.

Policia lokale bën me dije se tre personat e plagosur janë dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë.

Elbasan: Gramsh/ Informacion paraprak

Në fshatin Gramsh, në një lokal duke ndezur sobën e drurit me benzinë ka marrë flakë ku ka shpërthyer bidoni me benzinë, si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit: A.H., 45 vjeç, A.P., 48 vjeç, dhe E.H., 28 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin e Tiranës për një mjekim më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.