U vetëplagos me armë zjarri në Klos, humb jetën 52-vjeçari

Një person është vetëplagosur me armë zjarri në mat dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin e Burrelit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kurdari të Klosit dhe viktima është Mark Nikolli, 52 vjeç.

Sipas njoftimit te policisë, grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje./abcnews.al