“UÇK na bashkon”, ish-deputetët e PDK-së vizitojnë Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin në Hagë

Ish-deputetët e PDK-së, Adem Grabovci, Hajredin Kuçi, Rafet Rama, Isni Kilaj e veprimtari Hektor Beqiri, kanë vizituar sot krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. 

Lajmin e ka bërë të ditur ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, përmes një postimi në Facebook.

“Përshëndetje, nga vendi i vërtetësisë së sakrificës së luftës Çlirimtare të vendit tonë, Haga. Pas vizitës, tek bashkëluftëtarët tonë, kafe e biseda për, dhe rreth angazhimeve të ardhshme.  Të përkushtuar për unifikim drejtë qëllimeve të përbashkëta. UÇK NA BASHKON.????????????????”, ka shkruar Grabovci.