Ufologu i njohur: Ja pse qeveritë heshtin për vizitat e jashtëtokësorëve

Ufologu i njohur Steven Greer mendon se jashtëtokësorët janë të vërtetë dhe se e vizitojnë Tokën që nga lashtësia.

Sipas tij, ekzistojnë dëshmi të fuqishme të cilat e mbështesin idenë se UFO-t kanë qenë mes nesh disa herësh dhe fton opinionin publik botëror për të kërkuar publikimin e të vërtetës.

“Civilizimet, të cilat e vizitojnë planetin tonë, gjithsesi se janë shtuar pasi që kemi filluar të përdorim armët atomike, ndërsa ka dëshmi të qartë se ata janë të shqetësuar edhe për shkak të aftësivë tona destruktive dhe armatimit për shkatërrim në masë, madje edhe nëse shikoni epokën moderne të parjes së të ashtuquajturave UFO, ato janë shtuar dukshëm pasi që kemi zhvillura armatim atomik e nuklear dhe të ashtuquajturën bombë hidrogjenike”, thotë Greer.

“Ky është fakt. Kemi shumë dëshmitarë të fshehtë, të cilët kanë qenë të pranishëm në objektet nukleare, ku këto subjekte jashtëtokësore kanë ardhur të na vëzhgojnë”, ka shtuar ai.

Sipas Greerit, jo vetëm se qeveritë anembanë botës i fshehin vizitat e UFO-ve, por edhe teknologjitë të cilat i tejkalojnë mjetet e sotme të transportit dhe burimet e energjisë, të cilat po ashti ruhet si fshehtësi. Në fakt, “njohuritë se ato ekzistojnë do të rrënonin sistemin e tanishëm ekonomik, që do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në shkatërrimin e ekonomibe, ndërsa disa mendojnë se në shumë vende të botës do të krijohej anarki e kaos”, përfundon Greer. /Gazetametro