“Ultimatumi” i Ramush Haradinajt për SHBA-të dhe BE-n

Pak më parë, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka publikuar dokumentin që u ka dërguar ambasadorëve të Quintit dhe ambasadorit të BE-së në Kosovë.

Haradinaj ka kërkuar nga ShBA dhe BE që pas marrjes së hapave praktik për inicimin dhe mbështetjen e një konference ndërkombëtare me qëllim të arritjes së një marrëveshje
gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të pazgjidhura ndërmjet dy vendeve.

Haradinaj ka kërkuar nga SHBA dhe BE që të japin zotime publike.

I pari i qeverisë ka kujtuar edhe njëherë se nuk do të ketë rivendosje të kufijëve ekzistues të Kosovës, ose ndarje apo shkëmbim territoresh në çfarëdo mënyre.

Ai poashtu ka kërkuar nga BE të garantojë liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së
Kosovës para fillimit të Konferencës.