Valon Syla: Ata që po përdorin vijat e kuqe nuk janë të sinqertë (Video)

Analisti politik, Valon Syla, ka kritikuar partitë politike që në fushata zgjedhore më shumë janë fokusuar në vija të kuqe sesa në programe.

“Po mendoj që partitë politike, përpos PDK-së janë koncentruar për vijat e kuqe dhe non-stop po akuzojnë njëri-tjetrin. Kjo po duket atraktive prej mediave dhe këto deklarata po prehen dhe po lansohen nga mediat”.

“Ky është bërë diskurs kryesor në tubime dhe vazhdimisht po shpalosen këto. PDK ka arritur që të mos merret me vija të kuqe, por po merret me antikorrupsion”.

“As në aspektin që 1/3 e shoqërisë të ekskomunikohet apo të përzinet por as duke e gënjyer votuesin se atë do ta mbajë. Gënjeshtra më e madhe në vijat e kuqe është se partitë politike nuk u bënë bashkë sepse është shumë e lehtë të fitohet PDK-ja”.

Syla në Analiza Zgjedhore gjithashtu tha se ata që po përdorin vijat e kuqe nuk janë edhe të sinqertë duke e marrë si shembull edhe prishjen e VLAN-it.

“E kemi një josinqeritet në vijat e kuqe. VV-ja dhe LDK-ja aq shumë po e urryekan PDK-në pse nuk e sakrifikuan kryeministrin për ta mundur në zgjedhje PDK-në? Pra është luftë për pushtet dhe s’ka të bëjë me vija të kuqe”.

“Po të ishin serioze do ta bënin një VLAN të ri në një listë zgjedhore siç ishin në vitin 2014 dhe do ta jetësonin në aspektin elektoral. Por kjo tregon se nuk kanë guxim. Përveç guximit nuk ndodhi as dënimi për këto mospremtime. Pra në krye të partive janë Isa Mustafa, Fatmir Limaj, Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj”.

“Kush kë e tradhtoi në VLAN dhe pse të gjithë shkuan pastaj inatet e VLAN e rrëzuan Isa Mustafën dhe përsëri hynë me PDK-në dhe tash përsëri të dalin me vija të kuqe për PDK-në”.

“Ky është nënçmim i elektoratit të Kosovës dhe mendoj që pikërisht zgjedhja e Vjosa Osmanit është një copë e asaj LDK-je që nuk e kishte votuar Hashim Thaçin si president për shkak të inatit të partisë së vet”.

“Është shoshitur puna me vija të kuqe dhe për ta dhënë si argument final me këtë nuk i fitoi zgjedhjet”.