Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

Në Dhomat e Specializuara në Hagë do të vazhdojë sot procesi gjyqësor ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, shkruan Fokusi.info.

Seanca do të fillojë në ora 09:30 me paraqitjen e dëshmisë së Nasim Haradinajt në cilësinë e dëshmitarit.

Akuza ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës e UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetarit të saj Nasim Haradinaj u konfirmua më 14 dhjetor 2020.

Mbështetur në dyshimin se midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tri konferenca për media dhe aktivitete të tjera të transmetuara, duke penguar punën e kësaj gjykate.

Gucati dhe Haradinaj janë deklaruar të pafajshëm për akuzat. Ata janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë dhe që nga ajo kohë gjenden në qendrën e paraburgimit në Hagë. /Fokusi.info/