Vdekja e 12-vjeçares në Velipojë/ U qëllua nga i vëllai me armë gjahu, arrestohet xhaxhai 30-vjeçar

Një ditë pasi 12-vjeçarja në Velipojë ka humbur jetën nga një plagë e marrë nga një armë gjahu, Policia e Shkodrës ka informuar se është arrestuar shtetasi Xh.Gj., 30 vjeç (xhaxhai i 12-vjeçares).

Mësohet se 30-vjeçari ka rënë në pranga për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Ky shtetas u arrestua pasi në banesë mbante pa leje një armë gjahu, me të cilën shtetasi i mitur E.Gj. aksidentalisht ka shkrepur armën në drejtim të motrës së tij, shtetases E.Gj., e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Njoftimi i bërë nga Policia e Shkodrës:    

Nga strukturat hetimore të Stacionit të Policisë Velipojë, nën drejtimin e Prokurorisë  në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, më datë 10.02.2021, u arrestua në flagrancë  shtetasi Xh. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Baks, Velipojë, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”(xhaxhai i 12 vjeçares)

Ky shtetas u arrestua pasi në banesë mbante pa leje një armë gjahu, me të cilën shtetasi i mitur E. Gj. aksidentalisht ka shkrepur armën në drejtim të motrës së tij, shtetases E. Gj., e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.