Vdekje të dyshimta në Gjilan e Vushtrri

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy vdekje të dyshimta, një në Gjilan dhe një në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.

Në Gjilan në mëngjesin e djeshëm një burrë kosovar ka njoftuar se ka gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj një grua kosovare.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Për rastin në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë, Policia e Kosovës, ka njoftuar se një dëshmitar ka gjetur pa shenja jete fqinjin e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe mjekësia ligjore, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.