Vdes 32-vjeçarja në Shqipëri, bie me veturë në kanal

Si pasojë e një aksidenti ka vdekur një 32-vjeçare në Shqipëri.

Ngjarja ndodhi në orët e hershme të mëngjesit në mbikalimin e Patokut në Laç.

Viktima pasi kishte humbur kontrollin e mjetit përfundoi në një kanal me ujë, raporton Tvklan.al.

Ajo ndërroi jetë rrugës kur ishte duke u dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.