Vdes gazetari i njohur Sulejman Gashi

Ka ndërruar jetë gazetari i njohur Sulejman Gashi, raporton Fokusi.info.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes një shkrimi në Facebook.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë që sot, me 11 shtator 2020, ndërroi jetë më i dashuri ynë z. Sulejman Gashi. Ai po luftonte shumë që të rikthehej nga gjendja e rëndë që kishte pësuar katër vite më parë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në vendlindjen e tij në Kosovë, vendin të cilin ai e deshi aq shumë. Sulejman Gashi bëri një jetë, dhe la një vepër, me domëthënie të jashtëzakonshme për familjen, profesionin, vendin dhe kombin e tij”, ka shkruar djali i të ndjerit, Driton Gashi.