Vdes mësuesi dhe veterani i luftës së UÇK-së, Zymer Krasniqi

Sot ka ndërruar jetë mësuesi dhe veterani i luftës, Zymer Krasniqi nga fshati Negroc i komunës së Drenasit, shkruan Fokusi.info.

I ndjeri, ishte profesor i Gjuhës Shqipe.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se me datën 08.09.2022 ndërroi jetë Mësuesi ynë i dashur Zymer Krasniqi. Ishte veteran i luftës sonë të Lavdishme të UÇK-së.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 15:00 në varrezat e Fshatit.
I shprehum ngushëllime familjes, farefisit dhe gjithë shoqërisë!.