Vdes nëna e dëshmorit Blerim Zuçaku

Ka vdekur Hafije Rrahmani Zuçaku, nëna e dëshmorit të UÇK-së ZOSH Br.142, Blerim Zuçaku, shkruan Fokusi.info.

Lajmin e kanë dhënë familjarët

Lajm i hidhur Mortor. Para pak çastesh ndrroi jet Nëna ime, sot me datën 08.04.2022 në ora 05:00 të mëngjesit në moshën 82 vjeqare, nënëlokja HAFIJE Rahmani ZUÇAKU,nga Vushtrria . Njëherit është nëna e Dëshmorit të UÇK-së ZOSH Br.142 .
BLERIM HAMIT ZUÇAKU
Ishte ajo Nënë që ja kishte dhënë besën djalit se nuk do të derdhte një pikë loti nëse ai do të jepte jetën për liri!
Për 23 vjet me radhë askush nuk i kishte parë asaj nëne një pikë lot në sy.
Jetoi me krenari për të birin DËSHMOR
Dhe u mbajt tamam si HEROINË.
Dhe jetoi si heroinë derisa zemra e saj pushoi së rrahuri.
Varrimi bëhet sot në varrezat e qytetit në Begaj -Vushtrri prej orës 13:00 me drekë
Ngushëllime familjes ZUÇAKU, nga Vushtrria,familjes së dajve RRAHMANI nga fshati Ceraja -Shalë e Bajgorës, farefisit dhe të gjithë atyre që e nderuan dhe e respektuan sa ishte gjallë!
I përhershëm qoftë kujtimi për Nënën e HEROIT!
SHFD-UÇK-së dega Vushtrri
G.Zuçaku