Vdes nga një sëmundje e rëndë polici shqiptar

Një punonjës i policisë bashkiake Tiranë është ndarë nga jeta duke humbur betejën pas një sëmundje të rëndë. Ai është Besfort Dajçi.

“Policia Bashkiake Tiranë, me keqardhje dhe pikëllim të thellë, mori sot lajmin e trishtë, për ndarjen e parakohshme nga jeta, pas një sëmundje të rëndë, të efektivit shembullor Besfort Dajçi. Ngushëllime të sinqerta, familjes, miqve, shokëve dhe kolegëve. Do të kujtojmë gjithmonë Besfort, me mall dhe respekt” thuhet një njoftimin e policisë bashkiake Tiranë.