Vdes një grua në aerportin e Prishtinës, ishte duke ardhur nga Zvicra

Një grua ka vdekur në Aeroportin e Prishtinës derisa ishte duke ardhur nga Zvicra.

Të njëjtës i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe pasi është kontrolluar nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.

Trupi i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Raporti i plotë:

ANP-së, Adem Jashari 29.04.2024-22:25. Është raportuar se viktima femër kosovare derisa ishte duke fluturuar në arritje nga Zvicra, i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe pasi është kontrolluar nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Lini një Përgjigje