Vdes një mërgimtar, po kthehej nga pushimet me familjen e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka vdekur derisa ishte duke udhëtuar me veturë për në perëndim me familjen e tij, transmeton Fokusi.info.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, derisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Podujevë, 09.08.2021-06:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë me familjen e tij duke udhëtuar me veturë për në perëndim, për një moment i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Fokusi.info/