Vdes një person në aksidentin në autostradën “Arbën Xhaferi”, një tjetër i lënduar rëndë

Një person ka ndërruar jetë kurse tre të tjerë kanë mbetur të lënduar ku njëri prej tyre ka marrë lëndime më të rënda në aksidentin që ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Në aksidentin që ka ndodhur në fshatin Biba të Ferizajt në drejtim të Kaqanikut, janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Rastin për Enigmën e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Raportohet se nje person ka humbur jeten ne vendin e ngjarjes si pasoje e aksidentit dhe tre persona tjere kane marr lendime trupore, njeri nga ta me lendime më te renda dhe eshte percjellur per trajtim mjekësor.

Njesitet kompetente per menaxhimin dhe kontrollin e trafikut ne autostrade jane marr me rastin dhe deri ne perfundimine vendshiqimit nga mjeksia ligjore do te ketë bllokim te rruges ne kete lokacion”, tha ai.