Vdes pas vetaksidentit shoferi i betonierës

Një punëtor i një firme ndërtimore ka vdekur si pasojë i vetaksidentimit.

Personi në fjalë rreth 60 vjeç ka punuar si shofer i betonjerës në këtë kompani.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, ai ka rrëshqitur nga kamioni i betoni dhe ka vdekur.

Rasti ka ndodhur në Milloshevë.

Klan Kosova lidhur me rastin po pret informacione edhe nga Policia dhe do të ju mbajë të informuar.