Vdes profesori universitar nga Vushtrria, Nexhat Jashari

Ka vdekur profesori universitar, Nexhat Jashari, nga qyteti i Vushtrrisë.

Jashari ka qenë profesor në Akademinë e Shkencave të Sigurisë në Vushtrri, apo siç njihet shkolla e Policisë.

Lajmin për vdekjen e profesorit e kanë dhënë familjarët përmes një postimi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Të dashur miq dhe familjar,

Me dhimbje te thellë ju njoftojme se sot me datë 27.06.2023 ndërroi jetë babai, bashkëshorti dhe vëllau ynë i dashur Nexhat Jashari.

Varrimi i të ndjerit bëhet me datë 27.06.2023 në ora 17:15 në fshatin Strofc ,Vushtrri.

Pamja do të mbahet me datë 28.06.2023 nga ora 9:00 deri ne ora 18:00 në Grand Hotel Prishtinë.

Me pikëllim të thellë,

Familja Jashari