Vdes shtatzëna që u lëndua në aksidentin me katër të vdekur në hyrje të Shtimes

Ka vdekur shtatzëna e cila kishte marrë lëndime në aksidentin që ndodhi para një jave në rrugën Ferizaj-Shtime, ku vdiqën katër persona.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar shefi i Intenzivës, Shaqir Uka.

Uka ka thënë se shtatzëna s’ka arritur t’u përballojë plagëve të marra dhe ka vdekur sot.

“Pacientja që ju i referoheni, në rastin e lëndimeve që ka marrë në aksidentin në rrugën Ferizaj-Shtime, nuk ka arritur t’ju bëjë ballë lëndimeve që ka marrë dhe ka vdekur sot”, ka thënë Uka.