Vedat Muriqi lojtari më i mirë i vitit 2019 në Kosovë

Vedat Muriqi është zgjedhur lojtari më i mirë në Kosovë për vitin 2019, transmeton Fokusi.info.

Sonte në hotelin ‘Emerald’, FFK po mban gala mbrëmjen për ‘Laureatët e vitit 2019’.

Vedat Muriqi është zgjedhur lojtari i vitit 2019, në këtë mbrëmje.

Muriqi i ndihmojë Kosovës që të arrijë suksese në këtë vit, duke shënuar gati në çdo ndeshje. Përveç saj ai po kalon edhe një formë të jashtëzakonshme në Fenerbahce.

Lojtari nuk ka qenë i pranishëm që ta pranojë çmimin, ndërsa me anë të një video mesazhi ai ka falënderuar të gjithë që i kanë ndarë çmimin dhe se ka kërkuar faljen për mos prezencën.