Vedat Muriqit do t’i bashkohet edhe një shqiptar te Fenerbahçe

Vedati mund të mos jetë shqiptari i vetëm te skuadra turke, Fenerbahçe, kjo pasi që sipas raportimeve të fundit në këtë skuadër mund të transferohet edhe futbollisti Mërgim Berisha.

Berisha së fundmi është rikthyer në skuadrën e RB Salzburg pasi që ishte në huazim te Altach ku edhe shumë njerëz menduan se është opsion mjaftë i mirë për ta zëvendësuar mungesën e Haaland.

Mirëpo siç duket futbollisti nuk do të qëndrojë në Slazburg, kjo pasi që menaxheri i tij është duke zhvilluar bisedime me skuadrën e Fenerbahçes për të arritur një marrëveshje.

Berisha luan si sulmues dhe është vetëm 21 vjeçar kurse vlera e tij aktuale në treg mendohet që është rreth 2 milionë euro./Indeksonline/