Veliu fton simpatizantë e LDK-së në Podujevë që të jenë pjesë në hapjen e fushatës

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka ftuar simpatizantë të LDK-së në Podujevë që të jenë pjesë në hapjen e fushatës së LDK.

Veliu ka shtuar se organizimi bëhet duke respektuar masat anti-Covid të caktuara nga institucionet shëndetësore të Republikës së Kosovës

“Të dashur veprimtarë, Anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së në Podujevë Ju ftoj të merrni pjesë në hapjen e fushatës së LDK-Podujevë për zgjedhjet e 14 shkurtit. Organizimi bëhet duke respektuar masat anti-Covid të caktuara nga institucionet shëndetësore të Republikës së Kosovës. Në këtë manifestim do të bëhet edhe prezantimi i kandidatëve për deputetë nga LDK, dega Podujevë. Takimi mbahet të mërkurën në Restaurant “Diamond” prej orës 17:00”, ka shkruar Veliu.